Kanë kaluar disa orë prej se komuna e Kamenicës dha leje për rrënimin e 11 kazionve ilegale në Karaçevë.
Puna deri në rrafshimin e objekteve nuk është ndalur ende, ku ekipe të shumëta vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se mbrëmë (e premte) nisi një aksion i gjerë i Policisë ku u bastisën dhe arrestuan ata që zhvilluan veprimtari të paligjshme në këtë zonë kufitare me Serbinë.
33 persona janë arrestuar, 10 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë.
Ndër të arrestuarit janë edhe disa gra që kanë zhvilluar veprimtarinë e prostitucionit, sipas asaj që ka mësuar Klan Kosova.
https://web.facebook.com/v2.10/plugins/video.php?app_id=220167648175857&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df3e63289349605%26domain%3Dtelegrafi.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Ftelegrafi.com%252Ff37d265beb89274%26relation%3Dparent.parent&container_width=0&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKlanKosovaOfficial1%2Fvideos%2F484893852393946%2F&locale=fr_FR&sdk=joey&width=500