Dogana e Serbisë ia konfiskon një shqiptari 95 mijë euro të padeklaruara

Një qytetari shqiptar me shtetësi të Serbisë, i janë konfiskuar para në valuta të ndryshme në vlerë prej më shumë se 95 mijë euro.

Sipas mediave të Serbisë, qytetari shqiptar u arrestua dhe iu konfiskuan paratë e padeklaruara posa e kaloi kufirin Hungari – Serbi. Ai ishte me veturë me targa gjermane dhe po shkonte drejt Preshevës.

Në njoftim thuhet se te goma rezervë ishin fshehur 35.000 euro dhe 9.000 dollarë, pastaj në çantën që e mbante afër vetes mbi 36.000 franga zvicerane si dhe 2.500 euro në portofol, pos 10.000 eurove të deklaruara.

Reklama e sponzorizuar

Paratë dhe vetura janë konfiskuar, derisa ndaj tij është hapur rasti nga Prokuroria e Serbisë.