Qeveria shqyrton sot mundësitë për daljen nga kriza të ndërmarrjes Trepça

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se për shkak të situatës në ndërmarrjen Trepça, ka propozuar që të futet në shqyrtim vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetor nga programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Për shkak të rëndësisë dhe emergjencës së temës që ka të bëjë me Trepçën propozoj që të futet në shqyrtim propozim i vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e programit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Propozim të futet në rend dite për shkak të rëndësisë dhe emergjencës që kemi”, ka thënë Kuçi.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti tha se një propozim të tillë do ta shqyrtojnë pas mbledhjes së Qeverisë, me ministrin e Financave.

“Propozoj që menjëherë pas mbledhjes të ulemi me ministrin e Financave edhe të bëjmë darkodimet dhe propozimet  e nevojshme dhe nëse bëjmë zgjidhje e qesim në mbledhjen online”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, në ndërmarrjen Trepça, ka disa ditë që nuk po punohet, pasi punëtorët nuk kanë marrë pagën e tetorit.