Dollari vijon të humbë terren ndaj lekut, euro forcon pozitat

Dollarë amerikan

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari vijoi të humbasë terren për të dytën ditë radhazi në raport me lekun, ndryshe nga euroja që vazhdon të forcojë lehtë pozitat ndaj monedhës vendase.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 105.21 lekë ose 0.24 lekë më pak se një ditë më parë dhe euroja u forcua me 0.07 lekë duke u ngjitur në kuotën e 124.10 lekëve.

Në pozita të kundërta këmbimi me lekun, tregtohen sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Monedha britanike u zhvlerësua me 0.27 lekë, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.28 lekë dhe këmbehet me 115.24 lekë. /ATSH/

Reklama e sponzorizuar