Eksportet turke arrijnë në 16.13 miliardë dollarë vetëm në shtator

Turqia pa shifrën më të lartë të të gjithë kohërave të eksporteve në shtator, duke regjistruar 16,13 miliardë dollarë, deklaroi ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

Eksportet e vendit u rritën me 4.8 për qind në bazë vjetore dhe 28.5 për qind mbi bazë mujore në shtator. Turqia gjithasht regjistroi një rritje të eksporteve me 34.5 për qind në tremujorin e tretë në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Këto shifra të eksportit konfirmuan procesin e rimëkëmbjes dhe normalizimit pas goditjes së pandemisë, theksoi ministrja.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, importet e vendit ishin 20.89 miliardë dollarë në shtator dhe 89.3 për qind e tyre ishin lëndë e parë dhe mallra kapitale.

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, eksportet e Turqisë kapën vlerën e 118.35 miliardë dollarëve, ndërsa importet 156.24 miliardë dollarë. /Anadolu Agency/