FMN për Kosovën – Masat e qeverisë dhe BQK kanë dhënë efekt, por është frenuar nga tensioni politik

Ekonomia e Kosovës goditur rëndë nga pandemia COVID-19, ndërsa politikat fiskale dhe financiare kanë zbutur ndikimin e goditjes në ekonomitë familjare si dhe biznese, edhe mungesa e konsensusit politik deri më tani ka parandaluar një reagim më të fortë të politikave, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin më të fundit për Kosovën. Po ashtu, FMN vlerëson se ndasitë politike në Kuvend do ta komplikojë zbatimin e masave zbutëse dhe të rimëkëmbjes. “Ndarjet politike mund ta komplikojë zbatimin e masave zbutëse dhe të rimëkëmbjes.

Nga ana pozitive, progresi me vaksina dhe trajtime do të mund ta bëjë të mundur kthimin e lëvizshmërisë në nivele normale më shpejtë”, thuhet në raport. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rënie ekonomike prej 7.5% këtë vit. “Në frontin ekonomik, PBB reale parashikohet të pësojë rënie prej 7.5% më 2020 dhe të kthehet me 6 për qind rritje më 2021. Rënia e rritjes në shtetet ku ka prani të madhe të diasporës së Kosovës (-6 për qind në 2020), si dhe kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit do t’i kushtojnë Kosovës 6 pikë përqindje të PBB-së për vitin 2020.

Kjo do të rëndojë efektin negativ në rritje nga rëniet e detyrueshme dhe vullnetare të lëvizjes brenda vendit dhe pasigurisë së shtuar”, thuhet në raport.  “Përpjekja e jashtëzakonshme fiskale për vitet 2020 – 2021 duhet të ankorohet me veprime të besueshme konsolidimi, sapo të jetë stabilizuar rimëkëmbja ekonomike. Për t’u përgatitur për këtë, nevojitet një strategji e qartë komunikimi që nxjerr në pah natyrën e përkohshme të këtyre pagesave shtesë dhe transfereve aktuale.

Reklama e sponzorizuar

Për më tepër, duhenzbatuar reformat për rifokusimin e shpenzimeve sociale për të mbrojtur personat më të cenueshëm”, thuhet në raportin përmbyllës të vizitës së misionit të FMN-së, i udhëhequr nga Gabriel Di Bella, që zhvilloi një vizitë virtuale nga 23 shtator deri më 7 tetor në Kosovë. /Scan TV/