Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur gatishmerinë për ndihmë të 100 të rinjëve për të hapur biznese start-up.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar trajnimin e 500 të rinjve në ndërmarrësi, si dhe 755 të rinjve në trajnime profesionale të nevojshme për tregun e punës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në harmoni me objektivat e Agjendës për Reforma Evropiane dhe në zbatim të Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve, ka organizuar me sukses trajnimin e 500 të rinjve në ndërmarrësi, si dhe 755 të rinjve në trajnime profesionale të nevojshme për tregun e punës” ka shkruar Hoti në Facebook.
Po ashtu ai shtoi se vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përfshirjes së komuniteteve pakicë dhe grupeve të margjinalizuara. /Buletini Ekonomik/