Këto janë institucionet financiare që hynë në tregun e Kosovës më 2019

Euro

Gjatë vitit 2019 në tregun kosovarë janë licencuar gjithësej 5 institucione financiare e mikrofinanciare duke përfshirë këtu edhe një bankë nga Shqipëria.

Banka Credins në Kosovë është banka më e re në vend për sherbime financiare përcjellë Buletini Ekonomik.

Sipas raportit vjetor të BQK-së gjatë vitit 2019 në BQK kishin aplikuar 8 institucione financiare për licencim.

Reklama e sponzorizuar

Në mesin e tyre ishin këto insitucione: Banka Credins Kosovë, insitucionet financiare jobankare si Mogo SH.P.K, IBAS, Nekom SH.P.K. dhe Euro Bina SH.P.K.

Po gjatë këtij viti BQK-ja kishte marrë vendim për miratim të licencimit të këtyre institucioneve.

Banka Credins Kosovë, do të funksiononjë si bankë komerciale, kurse institucioni financiar jobankar Mogo do ta ushtrojë veprimitarin e saj për shërbimet e lizingut financiar.

EBAS po ashtu si institucion financiar jobankar do të ushtrojë veprimtari të shërbimit të pagesave, ndërkaq Nekom Sh.P.K dhe Euro Bina SH.P.K do të merrën me veprimtarin e këmbimit të valutave.

Gjithashtu BQK-ja gjatë këtij viti kishte miratuar edhe regjistrimin e dy siguruesve që tashmë funksionojnë në sektorin e sigurimeve në vend. Alberti Broket SH.P.K dhe Link Insurance Broker SH.P.K janë dy kompanitë më të reja të sigurimeve në Kosovë.

“Në radhët e siguruesve, BQK-ja ka shqyrtuar kërkesat për 35 anëtarë të bordit të drejtorëve dhe menaxherëve të lartë të siguruesve. Në të njëjtën kohë, BQK-ja ka shqyrtuar kërkesa të ngjashme edhe për institucionet mikrofinanciare, institucionet financiare jobankare dhe ndërmjetësuesit në sigurime” thuhet tutje në raportin e BQK-së.

Përveq kësaj vitin që lamë pas, janë miratuar edhe 4 kërkesa të ndryshimit të aksionareve, si dhe 12 kërkesa për ndryshimin e statutit, 4 nga të cilat kanë qenë për banka, 2 për sigurues si dhe 6 për institucione mikrofinanciare dhe institucione financiare jobankare, thonë nga BQK-ja.

Po ashtu gjatë 2019-tës nga BQK-ja janë shqyrtuar edhe 138 kërkesa të tilla, kryesisht të bankave, IMF-ve dhe IFJB-ve që në tërësi paraqet një rënie të lehtë nga viti paraprak.(Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/