Kurti anulon vendimin e Hotit për propozimin e anëtarëve në ARKEP

Qeveria Kurti ka marrë vendim për anulimin e propozimit të Qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se në këto propozime nuk është respektuar kuota gjinore.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, Qeveria Hoti kishte propozuar në dhjetor të vitit të kaluar pesë emra, Bahri Anadollin për kryetar, ndërsa për anëtar ishin propozuar Hazir Hajdari, Mark Buzhala, Iliriana Berisha e Faruk Rexhaj.