Kurti: Kosova e Shqipëria kanë potencial për t’i realizuar projektet e përbashkëta

“Dy qeveritë tona kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet, për këtë duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë barazi dhe mirëqenie ndërmjet dy vendeve”, ka thanë kryeministri Alin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur tejet i lumtur për vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Unë sot jam shumë i nderuar dhe i gëzuar me vizitën e kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kabinetin e tij në fillim të mandatit të ri për çka e uroj edhe njëherë duke i uruar shumë suksese e të arritura”.

Reklama e sponzorizuar

Kurti thotë se Kosova dhe Shqipëria kanë besim të plotë tek njëra-tjera dhe bashkë kanë potencial për t’i realizuar projektet e përbashkëta që qytetarët kaq shumë i presin, njofton Klankosova.tv.

“Mandatet e dy qeverive tona të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i kemi marrë në një kohë për plotë sfida, përballja me pandeminë COVID-19, me variantin “Delta”, rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillimi i institucioneve demokratike janë disa prej sfidave tona për tejkalimin e të cilave do të angazhohemi së bashku. Përtej sfidave të dy qeveritë tona kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet që tash e një kohë gjatë priten nga qytetarët e të dy vendeve. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe gjithë rajonin”.

“Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi e pengesa mes nesh është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tonë. Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik që qytetarët dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm”. Kosova dhe Shqipëria kanë besim të plotë tek njëra-tjera”, tha Kurti.

Kurti mes tjerash bëri të ditur se në takim me Ramën kanë biseduar për të gjitha fushat e qeverisjes të mirë dhe në veçanti janë zotuar që e shohin si tejet të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin gjithandej.

“Në takimin e sotëm biseduam edhe për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese ndërmjet dy qeverive tona. Nga viti 2014 e deri më tani janë mbajtur 16 të përbashkëta ndërmjet dy qeverive ku janë nënshkruar rreth 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle” tha Kurti në konferencën e përbashkët me Ramën.

Kurse,  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë në Prishtinë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur për “Open Ballkan”.

Rama ka ripërsëritur se “Open Ballkan” është rruga jonë e përbashkët.

“Tani jam edhe më i bindur sesa që isha se Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht se kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por është e rëndësishme se kjo është mosdakordësi në politikë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga kjo. Themeli i dakordsisë tonë është i një natyre tjetër jo politike por kombëtare dhe vëllazërore”, tha Rama.

Ai shtoi se dashurinë për Shqipërinë nuk e ka ndarë nga dashuria për Kosovën.

Me tej Rama është pyetur nëse ka diskutuar me presidentin Aleksandar Vuçiq pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Rama theksoi se nuk ka biseduar dhe se nuk ka pasur çfarë të ndërmjetësoj pasi që sipas tij Kosova në këtë pikë ka të drejtë.

“Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiqin apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë thonë me vëllain tim Vuçiqin sepse nuk ka asnjë për të ndërmjetësuar këtu sepse këtu kemi të bëjmë me të drejtën dhe e drejta është me Kosovën. Ne jemi në krah me Kosovën siç është edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtarë