Shumë qytetarë në Kosovë po kanë probleme kur vije puna të pagesa me para të imëta.
Sidomos kjo më shumë është e shfaqur me valutën 1 dhe 2 cent.
Në rrjete sociale është ngritur problemi i mospranimit të 1 dhe 2 cent për pagim nga trafiku urban dhe marketet në Kosovë.
Një postim i bërë në Facebook nga L.K në faqen Network Prishtina, ka ngritur shumë reagime dhe shqetësime të qytetarëve lidhur me këtë çështje.
Sipas tyre, përveq Trafikut Urban, ky fenomen po ndodhë edhe nëpër marketet e vendit.
Ligji Nr. 06/L-034 për Mbrojten e Konsumatorit, pika 2, thotë se gjatë shitjes së mallrave dhe shërbimeve, shitësi është i obliguar që të pranoj edhe monedhat e imëta nga konsumatori.
“Um ka ndodh në market vushtrri mora 1 artikull 0.98 cent ma dha kuponin fiskal edhe pom kqyr ajo qika tha zotni qka e ke pakjart thash kusurin kthema Pergjigja e saj as nuk i marim as nuk i kthejm personi qe ish afer meje tha punoj e jetoj gjermani ze bes burr per 1 cent gjermani ma ka thy 100 € e ketu qa po mendojn Kshtu qe duhet populli vetdiisohet 1 cent qoft eshte i shenjt i imi”, u shpreh komentuesi Rr.H.
Raste të tjera nepër markete kanë hasur edhe qytetarë të tjerë të cilët janë penguar gjatë pagimit me këto para të metalta.
“Mu ne market njehere nje vajze te arka u desht me pagu X.92 cent ja dhash fiks tha jo si pranojm thash po nuk kom tima te tjera thash per 2 cent mi prish te trashat sja vlen tha jo ma mire hiq mos mi jep se si pranojm. Ne Kosove jane ne gjendje me hi ne minus se sa me marr qat 2 centshin!” tha H.V .
Krahas gjithë kësaj valuta një edhe dy centë sipas qytetarëve nuk pranohet as nëpër banka të vendit.
“Ato te holla nuk m’i kane pranu as ne banke, nga arka e kursimeve! Kur ke cmim 92 cent, duhesh me i pranu e me i kthy ata centa! E di sjelljen e njerezve por te keqes nuk duhet me i thone e mire. Si e permenden te tjeret, kur i pret me t’i kthy 2-3 cent, t’i kthen 5 me perplasje edhe ate shiqimin: a u knaqe! Kur ke cmime qe futen ne perdorim centat, behu gati edhe me i pranu e me i kthy! Njejte edhe ne autobus. Nese nuk i pranon t’imat, mos ta merr kusurin hiq, ose le te zbret!”, u shpreh Sh.P në postim.
Mirëpo përveç faktit se nuk pranohen këto para, ato edhe nuk kthehna nga ana e marketeve.
Sipas komentuesve, në rastet kur marketi duhet t’ kthejë një ose dy centë, ata nuk i kthejnë pa i kerkuar vetë qytetari, ose ndodhë kur japin diçka për kompenzim. “Une gjith iau lypi edhe 1cent, hala nuk mka ndodh me mi jep pa iau lyp”, tha ndër të tjera komentuesja A.B./Buletini Ekonomik/