Ministria e Financave del me një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Ministria e Financave ka pasur një njoftim për bizneset, në mënyrë që të njëjtave të ju mundësohet tërheqja e mjeteve të ndara nga Qeveria, raporton Gazeta Express.

“Me qëllim të mundësimit të ekzekutimit të mjeteve në shumën prej 60 milionë euro, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 të datës 28.09.2020, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive,  Ministria e Financave fton bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim të MF’së.

Në këtë njoftim, tutje thuhet se përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që ta realizojë ekzekutimin e shpejt të pagesës, duke evituar vonesat eventuale të krijuara për shkak të të dhënave të gabuara që mund të figurojnë në sistemin EDI (sikurse nr. i xhirollogarisë bankare, nr fiskal etj.)      

Reklama e sponzorizuar

“Pagesa për bizneset do të realizohet një herë dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim nga kompanitë, sepse ato do të kualifikohen me automatizëm nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e Qeverisë Nr. 10/33 të datës 28.09.2020.   Siç është bërë e ditur në vendimin e Qeverisë nr. 10/33, nga kjo masë do të përfitojnë të gjitha bizneset aktive, përveç ndërmarrjeve publike dhe kompanive me treg të rregulluar”, thuhet në njoftim.