Oda e Afarizmit: Qindra mijëra euro po humb Kosova nga mosefikasiteti i MPJ-së

Problemet e bizneseve me ambasadat, kërkesa për rritjen e komunikimit reciprok, mungesa e atasheve ekonomike, mosnjohja e Kosovës dhe problemet me listimin e emrave të qyteteve të Kosovës në gjuhën shqipe në Google, problemet e sektorit medial sidomos marketingu duke obliguar bizneset që të regjistrohen dhe hapin llogari jashtë vendit, me çka po dëmtohet biznesi dhe buxheti i Kosovës.

Këto ishin disa nga temat që u diskutuan në takimin e Odës së Afarizmit me zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, Bekim Brestovci dhe Teuta Sahatqija.

Sipas OAK-ut, gjatë takimit u trajtua edhe ҫështja e përkthimit me automatizëm i emrit Kosovë, në versionin Serbi në rrjetin social Facebook, pajisja sa më e shpejt dhe e lehtë me viza e bizneseve anëtare të OAK-së, si dhe problemet e bizneseve dhe qytetarëve me pagesat jashtë vendit ishin pikat kryesore të cilat u diskutuan përgjatë këtij takimi. OAK, kërkon që sa më parë këto kërkesa tona të adresuara në MPJ të merren parasysh dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme me qëllim të lehtësimit sadopak të kushteve të të bërit biznes në vend dhe më gjerë. OAK theksoi se mungesa e atasheve ekonomike po krijon vështirësi për të bërit biznes jashtë territorit të Kosovës e për të cilin do të duhej Ministria e Punëve të Jashtme së bashku me Qeverinë të ndërmarrin masa”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Reklama e sponzorizuar

Sahaqija theksoi se do të bëjnë gjithëҫfarë është e mundur për të rregulluar këto problematika dhe për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.