Policia jep detaje për vjedhjen e kasafortës në AUV

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kjo vjedhja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit dhe njësitet plicore kanë dalë në vendin e ngajrjes.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Reklama e sponzorizuar

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njesitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin” tha Kelani.

Vetëm pak orë pas lajmit për vjedhjen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Lajmi është dhënë nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, ka deklaruar Ulaj.