Rama nga mbledhja e qeverive: Do të heqim kufirin, porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ka thënë se ambicia e dy shteteve do të jetë heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Gazeta Express.

“Nëse i referohemi mbledhjes në Pejë të gjitha dokumentet janë në proces zbatimi ose ato kanë përfunduar. Kontrolli në Morinë funksionon në parimin një pikëkalimi një kontrollë. Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE’së në rajonin tonë duke filluar nga më e thjeshta, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që MPB’të e dy shteteve të intensifikojnë punën për të krijuar databazën për hyrje-daljet në kohë reale që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimentër në frontin kundër aktiviteve të paligjshme”, ka thënë Rama.

Reklama e sponzorizuar

Ai tutje është shprehur se do të firmosin së shpejti marrëveshje që porti i Durrësit të jetë defakto edhe port i Kosovës.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për të lehtësuar procedurat doganore mes dy shteteve na çon në destinacion, shëndrrimin e portit të Durrësit në një port defakto të Kosovës”, ka thënë Rama.