“Tërheqja e 10 përqindshit nga trusti ndryshon shtatë ligje”

Ekonomisti Remzi Ismaili, ka thënë se tërheqja teknike e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale në kuadër të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nuk është problem, por sipas tij ka probleme se do të ndryshohen 7 ligje të tjera të Kushtetuës së Kosovës.

“Kjo tema e 10 përqindshit të kursimeve pensionale është temë paksa e konsumuar dhe vërtetë është e ripërsëritur disa herë. Çështja është se në kuadër të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është paraparë të tërhiqet edhe 10 përqindëshi i kursimeve pensionale i individëve apo qytetarëve që i kanë deponuara paratë e tyre në fond”.

“Çështja teknike e tërheqjes nuk është problem, mirëpo kemi probleme me ligjet. Në planin dhe në masat në projektligjin që është paraparë, nuk është e thjeshtë sepse duhet të ndryshohen 7 ligje për tu aprovuar ky projektligj. Ligjet dhe nenet e ligjeve që do të ndryshohen janë Ligji për Fondin për Garanci dhe Ligji për Pensione. Përveç këtyre ligjeve do të ndryshohen edhe tri ligje tatimore, siç janë Ligji për Administratën Tatimore Procedura, Ligji për Tatimet dhe Ligji për TVSH, Ligji për Tatim Korporata, Ligji për Privatizim dhe ligjet tjera që duhet të ndryshohen në kuadër të projektligjit”.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk parashihet asnjë shifër që i prononcon asnjë ministër apo kryeministër, pra është një mangësi, në këtë projektligj parashihen vetëm ndryshimet e atyre ligjeve që më vonë parashihet shfrytëzimi i atyre ligjeve”.

Ismaili thotë se tërheqja e 10 përqindëshit ka anët pozitive dhe negative.

“Pozitive është që me tërheqjen mjeteve nga Fondi Pensional do të rritet kërkesa agregate, sasia e parave në qarkullim e rrit fuqinë e blerëse të qytetarëve, edhe fuqinë blerëse tek bizneset. Parashihet 200 milionë euro të alokohen, do të jetë në vullnetin e secilit përfitues se a dëshiron t’i tërheq ato fonde apo jo”.

“Ndërsa negative është se në deklaratat e mëhershme të Qeverisë dhe kryeministrit është thënë se këto mjete do të kthehen prapë që në projektligj nuk është e shkruar se do të kthehen mjetet e 10 përqindshit sërish, kjo është një e metë projektligjit apo një diskrepancë”, ka thënë Ismaili.