Tetori, muaji i mërgimtarëve- 78 mijë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës

Është bërë e ditur se vetëm gjatë muajit tetor 2020 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur 77,772 udhëtarë nga e mbarë Diaspora shqiptare.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka thënë në një prononcim për albinfo.ch se në muajin tetor 2020 kanë hyrë 77.772 udhëtarë nga vendet e ndryshme të botës dhe kanë shkuar anasjelltas 78,144 udhëtarë.

Duket se kjo rritje e ardhjeve në këtë muaj erdhi pas vendimit nga shteti i Zvicrës që largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë së koronavirusit, në fillim të tetorit, ku shumë mërgimtarë ia mësyen vendlindjes,

Reklama e sponzorizuar

Referuar statistikave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga data 01 janar e deri 31 tetor 2020 kanë udhëtuar 906,024 udhëtarë gjithsej, përdallim nga periudha e njëjtë e viti të kaluar janar-tetor 2019 që ishte 2,028,870 udhëtar, shkruan tutje albinfo.ch.

Nga ana tjetër, sa u përket fluturimeve në Aeroporti “Adem Jashari” gjatë muajti tetor kanë qenë 1,044 fluturime shkuarje-ardhje.

Ndërkohë në periudhën 01 janar deri më 31 tetor 2020 në Aerportin e Prishtinës kanë qenë gjithsej 6720 fluturime, krahas periudhës janar – tetor 2019 që ishin ë 14,966 fluturime, pra më shumë se dy fishi i këtij viti, shkruan albinfo.ch.