Bizneset kërkojnë ndryshim të ligjit për prokurim publik

Klubi i Prodhuesve KIMERK, Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës dhe Kosovo Apparel Marketing Association ) kanë iniciuar fushatën për ndryshimin e ligjit të prokurimit publik.

Vllaznim Osmani, sekretar i Klubit të Prodhuesve,tha se qilim është që të rritet përdorimi i prodhimeve vendore në institucionet e Kosovës.

“Është më rëndësi që të kemi ndryshim të ligjit për prokurim”, tha ai për RTK. Ai tha se bizneset kosovare kanë prodhime cilësore. “Unë ftoj qytetarët dhe Kosovës të konsumojnë prodhimet vendore. Konsumimi i prodhimeve ven dore do të thotë që të kemi shtim të vendeve të punës”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij pandemia i ka dëmtuar rëndë bizneset kosovare me humbje financiare dhe në fuqi punëtore. Ndaj ndihma ndaj bizneseve u tha se duhet të jetë e menjëhershme dhe me prioritetet në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike.