Enes Muzaqi është zgjedhur ushtrues detyre i drejtorit të Bordit të Trepçës.
Këtë e ka konfirmuar për Express, Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës
Emërimi i Muzaqit vjen pas dorëheqjes së Hysni Vrajollit nga kjo pozitë.
Ai ka thënë se dorëheqja i është kërkuar haptas nga Qeveria e Kosovës.
Në ndërkohë Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pak më parë 1 milion euro për minatorët e Trepçës, të cilët për shkak të pakënaqësis për paga kanë hyrë në grevë.