Kadaj-Bujupi propozon amendament për prodhuesit vendës në Projektligjin për rimëkëmbje

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ku është diskutuar për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka propozuar që të futet një amendament i ri, për masa preferenciale për prodhuesit vendor.

Ajo ka thënë se këtë propozim e bënë edhe në emër të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila.

“Sektori i prodhimit vendor është goditur rend nga pandemia dhe kërkohen masa preferenciale qofte edhe përmes klauzolës kalimtare për ta kaluar këtë gjendje te jashtëzakonshme

Reklama e sponzorizuar

Andaj me qellim te lehtësimit, bashke me kryetaren e kuvendit Vjosa Osmani dhe deputeten Mimoza Kusari-Lila dorëzojmë këtë amendament”, tha ajo.

Propozimi i saj është përkrahur nga kryesuesi i Komisionit Shkemb Manaj.

Në mungesë kuorumi Komisioni ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.