Pse është në rregull t’i thoni “jo” financimit.
Këtu janë disa kompani të cilat gjetën sukses duke përdorur kapitalin e tyre për biznesin e tyre.
MailChimp
Kompania e marketingut përmes e-mailit filloi si një projekt anësor për themeluesit Ben Chestnut dhe Dan Kurzius, dhe nuk pati sukses derisa partnerët lanë punën e tyre me orar të plotë për t’u fokusuar ekskluzivisht në kompani në vitin 2007.
Që nga atëherë, ata janë rritur në mënyrë masive pa financa të jashtme. Në fakt, ata vazhdimisht kanë refuzuar ofertat e ndërmarrësve kapitalistë që të fokusohen në shërbimin e konsumatorëve të tyre.
Në një intervistë në “New York Times”, Chestnut tha” ‘’Me secilin të cilin folëm thoshte, ‘Ju po qëndroni në një minierë ari, dhe nëse kaloni në ndërmarrje, ju mund të bëheni të mëdhenj’. Por diçka në instinktin tonë thoshte se ajo nuk ishte gjëja e duhur’’’.
eClinicalWorks
Nëse nuk keni dëgjuar asnjëherë për eClinicalWorks, kjo sepse nuk del shpesh në bloge të teknologjisë. Mirëpo, kompania ka qenë përreth që nga viti 1999 dhe është njëra prej pionierëve të regjistrimit elektronik të shëndetit. Kë qëndruar private që nga ajo kohë, diçka që kryeshefi Ekzekutiv, Girish Navani, është betuar të mos e ndryshojë kurrë për shkak se e ka financuar kompaninë vetë.
Duke qëndruar e lirë nga investitorët, kompania thotë se është në gjendje “të dëgjojë se çfarë thonë konsumatorët dhe t’iu përgjigjet nevojave të tyre’’.
Saatva
Nuk ka investitorë të famshëm e as reklama të shtrenjta televizive për këtë biznes të dyshekëve. Bashkë-themeluesi Ron Rudzin filloi kompaninë me paratë e tij. Ai u fokusua në ndërtimin e një infrastrukture të shëndetshme dhe një produkt të cilin konsumatorët do t’a donin para se të brengoseshin për njohjen e emrit.
Përderisa rritja e tij ka qenë më e ngadalshme se e rivalit të tij, Saatva ende fitoi miliona në të ardhura në vitin 2016. Rudzin ia dedikon suksesin e tij kapitalit të tij. Në një intervistë me New York Times, Rudsin tha: ‘’Njerëzit të cilët mbledhin para, në vend se të vetë-financohen, kanë tendenca të shpenzojnë në mënyrë të egër sepse janë paratë e njerëzve tjerë dhe ata shpenzojnë shumë për të parë se çfarë po funksionon. Unë nuk veproj në këtë mënyrë. Unë jam shumë më i përpiktë dhe efikas. Mund të shkoj pak më ngadalë, por në fund besoj se do të fitoj’’.
Është e mundur të ndërtoni një produkt të cilin konsumatorët e duan pa premtime të zbrazëta dhe reklama të shumta. Për këtë themeluesit e kompanive këshillohen të shmangin kurthin e financimeve nëse munden.