Monedha europiane vijon edhe këtë të enjte të blihet me 123.5 lekë dhe të shitet me 124 lekë sikurse edhe ditën e mërkurë duke mos shfaqur luhatje të vlerës për gati 2 ditë me radhë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 0.5 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 105.2 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë.
Paundi britanik gjithashtu vijon edhe ditën e sotme sikurse dje të dobësohet duke u blerë sot me 136.2 lekë dhe duke u shitur me 137.2 lekë referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ndërkaq ndryshe nga dje ka regjistruar një rënie prej 0.3 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 115 lekë dhe duke u shitur me 116 lekë. /SCAN tv/