Goldman Sachs do të fillojë të ofrojë Bitcoin për klientët e saj

Banka Goldman Sachs njofton se do të ofrojë Bitcoinin si mjet pagese për klientët e saj.

Ky njoftim vjen pas kompanisë Visa dhe PayPal ku kanë filluar t’i pranojnë pagesat me këto kriptovaluta.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me të gjitha ekipet në kompani për të eksploruar mënyra që të ofrojmë qasje për klientët në pasuritë dixhitale. Kjo është diçka që ne presim të ofrojmë në një periudhë afatshkurtër”, tha shefja e Deparatmentit për Pasuritë Dixhitale në Goldman Sachs, Mary Rich, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Pas Visa dhe PayPal, disa nga firmat kryesore, duke përfshirë BNY Mellon, BlackRock dhe MasterCard kanë pranuar kriptovalutat si mjet pagese.

Ditë më parë, shefi ekzekutiv i Space X, Elon Musk kishte njoftuar se veturat e Tesla mund të blihen me Bitcoin.

“Tashmë ju mund të blini makinën Tesla me Bitcoin”, kishte shkruar Musk në Twitter.

Javë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.9 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën rreth 60 për qind të tregut.