ZRRE-ja i jep leje afatgjate Kelkosit për operim të hidrocentraleve në Deçan dhe Bellajë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar licencat e operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e Kelkosit.

Përfaqësuesi ligjor nga ZRRE-ja ka thënë se kompania Kelkos i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe duhet t’i lëshohet leja afatgjate për operim për dy hidrocentrale, Deçani dhe Bellaja.

Reklama e sponzorizuar

“Ne kemi propozuar që t’i lëshohet licenca për Deçan dhe Bellajë, licencë afatgjate. Me sjelljen e lejes mjedisore janë plotësuar të gjitha kërkesat për lëshimin e lejes afatgjate. Ne si departament ligjor propozojmë që t’i lëshohet leje afatgjate”, ka thënë ai.

AI ka thënë se do të monitorojnë punën e kompanisë dhe licencës.

Vendimi është miratuar me tri vota për një kundër.