Zyra ligjore e Kuvendit s’i jep mandat Komisionit të pezullojë lejet për hidrocentralet

Zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës ka vlerësuar se Komisioni hetimor për hidrocentralet s’ka mandat që të pezullojë lejen e lëshuara nga institucionet përkatëse për operimin e hidrocentraleve, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e këtij Komisioni të mbajtur të hënën, Eliza Hoxha, tha se Zyra Ligjore me interpretimin e saj ka kufizuar fushëveprimin  e Komisionit.

“Sipas të përfundimeve të Zyrës ligjore ne s’kemi mandat për ta bërë një pezullim të tillë. Fushëveprimi jonë na kufizon.

Reklama e sponzorizuar

Haxhi Avdyli, anëtarë i Komisionit shprehu shqetësimin se si në kohën kur ky Komision po heton lejet për hidrocentrale, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit i lëshon leje një kompanie për te operuar.

“Shfaqë indinjatën time që në kohën kur Komisioni ynë po gjënë të gjitha keqpërdorimet ndodhi që ZRE e Ministria e Ekonomisë jep leje për një operator. Është një goditje kjo që tregon se ne mund të bëjmë çka të duam. Mendoj që mendimi i zotëri Abrashit që të këtë kërkesë për pezullim të punës ka qenë i drejtë. Ne duhet të shtojmë vëllimin e punës dhe të thërrasim ata që kanë qenë përgjegjës në të kaluarën edhe ZRrE edhe Kelkosin për dhënien e lejes mjedisore për një operator që nuk i ka përmbushur kushtet”.