30 mijë aplikime në Trust për më pak se 1 orë

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se deri më tani kanë pranuar gjithsej 30,000 aplikime të qytetarëve për tërheqjen e 10% të kursimeve në Trust.

Trusti thotë se aplikimi është duke vazhduar në linkun: https://bentenapp.azurewebsites.net/, dhe se ky link është i sigurtë.

Ndryshe, në bazë të aplikimeve deri më tani mësohet se mjetet nga Trusti do t’iu dalin qytetarëve në xhirollogari pas datës 23 dhjetor 2020. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar