Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se për projektin e autostradës që del nga marrëveshja me Serbinë e nënshkruar në SHBA, kanë aplikuar në BERZH për financimin e këtij projekti.
Abrashi në konferencën e fundit për media për këtë vit po ashtu tha se pas shumë e shumë viteve është shpallur tenderi për rrugën Kijevë-Zahaq, dhe sipas tij punimet pritet të nisin shpejt në këtë rrugë.
“Projektet me marrëveshjen e Washingtonit, për autostradën e Paqes kemi aplikuar në BERZH për financimin e këtij projekti, derisa jemi duke punuar në hartimin e fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Prishtinë-Merdare”, tha ai.
Abrashi tha se “Autostrada e Paqes” pritet të nis në vitin e ardhshëm.
Ndërsa tha se janë për vitin e ardhshëm janë planifikuar të ndërtohet disa rrugë.
Ministri ka folur edhe për punën që është bërë në fushën e aviacionit dhe sigurisë në komunikacion.
Po ashtu edhe për projektet tjera infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.