Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë një konference për media të mbajtur sot ka thënë se remitencat nga diaspora prej janarit e deri në tetor kanë shënuar një shifër të të hyrave prej 800 milionë euro.
“Shpenzimet e jo rezidenteve gjatë vitit 2020 ishte 470 milionë euro, një rënie prej 60 për qind. Remitencat të pranuara deri në tetor 2020 ka qene 795.6 milionë euro”, u shpreh ai.
Mehmeti me këtë rast ka treguar se ka pasur rritje të hapjes së llogarive bankare dhe shërbimeve të e-bankingut.
“Inflacioni vjetor është 0.2 për qind. 2.26 milionë euro, një rritje prej mbi 20 për qind, po ashtu ka pasur rritje të shërbimeve të e-bankingut”, tha Mehmeti.
Në fund të konferencës u shpërndanë edhe çmimet për “Ekonomistin e ri”, një vlerësim vjetor për shkrimet më të mira për sektorin financiar në vend. /Buletini Ekonomik/