Hoti: Jemi duke hartuar Projektligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në ditën e Konventës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka thënë se qeveria që drejton ka prioritet luftën kundër korrupsionit.

Hoti ka thënë se sundimi i ligjit bën të mundur luftimin kundër korrupsionit.

“Sot kur e gjithë bota demokratike shënon ditën e Konventës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ritheksoj se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Korrupsioni e pengon rritjen ekonomike dhe dëmton bizneset dhe qytetarët, largon investimet e huaja dhe e zbeh ndërmarrësinë. Prandaj, sundimi i ligjit në të gjitha sferat dhe angazhimi i përbashkët në vazhdimësi bën të mundur që të luftohet suksesshëm ky fenomen”, ka shkruar Hoti.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se Qeveria është në proces të hartimit të Projektiligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

“Derisa në fuqi janë një mori ligjesh kundër korrupsionit, të miratuara nga viti 2003 e deri më sot, ne jemi në proces të hartimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe atij për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë: Sot kur e gjithë bota demokratike shënon ditën e Konventës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ritheksoj se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Qeverisë së Kosovës.Korrupsioni e pengon rritjen ekonomike dhe dëmton bizneset dhe qytetarët, largon investimet e huaja dhe e zbeh ndërmarrësinë. Prandaj, sundimi i ligjit në të gjitha sferat dhe angazhimi i përbashkët në vazhdimësi bën të mundur që të luftohet suksesshëm ky fenomen. Qeveria tashmë ka bërë rishikimin funksional të sundimit të ligjit dhe sektorit të sigurisë, në bashkëpunim të plotë me partnerët strategjikë. Derisa në fuqi janë një mori ligjesh kundër korrupsionit, të miratuara nga viti 2003 e deri më sot, ne jemi në proces të hartimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe atij për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik.Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për fuqizimin e institucioneve demokratike përmes qeverisjes së mirë, sundimit të rendit dhe të ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.