Në Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë pritet të dëshmojnë edhe katër ndërkombëtarë të cilët kanë punuar në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit në Kosovë.
Në listën që ka siguruar gazeta “Epoka e re”, emri i tyre figuron për privatizimin në kohën e AKM-së, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, e që më pas emri u shndërrua në AKP – Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Në listën e dëshmitarëve, pas paraqitjes së Mimoza Kusari-Lilës në listë janë këta katër dëshmitarë ndërkombëtarë:
Andy Bearpark – AKM
Jasper Dick – AKM
Herbert Shmidt – AKM
Jorgen Mendike – AKM
Lista pastaj vazhdon me personat nga Kosova. Po ashtu, kjo listë mund të ndryshohet në varësi të propozimit të deputetëve të cilët janë pjesë e këtij komisioni.
Me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deputetët e Kuvendit të Kosovës më 10 qershor votuan themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar i cili do të hetojë dhe zbardh të gjitha privatizimet e bëra në Kosovë, në veçanti keqpërdorimet e mundshme dhe ato me lidhje politike.