Pas një periudhe relativisht i gjatë ligji i aprovuar në Parlament për tërheqjen e e 10 përqindëshit, prej fondeve pensionale nga Trusti, që të injektohet për të përmbushur nevojat e veta për këtë vit, por edhe për ndërmarrësit për përmbushjen e kërkesave agregate, ku shuma 400 milionë euro do të ishte e nevojshme që të rritet kërkesa agregate, që bizneset e vogla e të mesme të mbijetojnë në këtë kohë krize.
Ishte deklarata Fadil Sahitit, profesor i Kontabilitetit dhe Ndërmarrësisë në AUK, në Mirëmëngjesi Kosovë, në RTK.
Duke qenë se shumë kontributdhënës pensionalë nuk arrijnë shumën e 10 mijë eurosh ndërkohë që nga qeveria është marrë vendimi që këtyre t’u rimbursohen nga qeveria pas vitit 2023, që arrijnë shumën diku rreth 120 milionë euro që është shumë relativisht e madhe, profesori Sahiti shtoi se mbase ekspertët ekonomikë e kanë paraparë që kjo është rrugë e vetme për t’u dalë në ndihmë.
“Efekte ekonomike padyshim që do të kenë, por që kjo është rrugë e mirë që qytetarëve t’u dalin në ndihmë, gjithsesi është mënyrë që qytetarët këtë fundvit të kenë para shtesë, e mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë pasojë në të ardhmen”sqaroi ai.
Ai ndër të tjera foli edhe për TVSH-në që, sipas tij për hoteleri e gastronomi do të ulen nga 18% në 8%, që është ide e qëlluar, sidomos për lëndën e parë e furnizime, etj. Kjo do të ketë ndikim pozitiv në bizneset e mesme e të vogla,kjo për shkakun se këta biznese kanë qenë të atakuar më së shumti nga pandemia, me synimin që këto firma të mund të mbijetojnë.
Ndërkaq lidhur me mbarëvajtjen e bizneseve në vend, profesor Sahiti foli edhe për mënyrën e investimeve duke marrë për shembull shtetet e rajonit, që sipas tij, kanë më tepër agjensione që dalin në ndihmë, psh. bankat zhvillimore, prandaj ai hodhi idenë që edhe Kosova duhet të ketë banka zhvillimore që t’u dalin në ndihmë firmave të vogla e të mesme për investime të reja, për krijime kompanive modele për zhvillim ekonomik, që ta rrisin konkurrencën jo vetëm brenda vendit e rajonit, por edhe më gjerë.
Ai foli edhe për investitorin potencial, që sipas tij elementi kryesor për investime është stabiliteti politik, stabiliteti brenda shtetit.
“Kosova nuk ka nevojë që të ngarendë pas investitorëve të huaj, por pas investitorëve tanë që jetojnë jashtë që kanë krijuar biznese atje ku jetojnë, që të vijnë të investojnë këtu e prej tyre të mundë të vijnë edhe të tjerët.