Pas hyrjes në fuqi të Projektligjit për Rimëkëmbjen ekonomike, të votuar sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i është hapur rruga mundësisë që secili kontributdhënës t’i tërheqë 10 për qind të kursimeve nga Trusti.
Por jo të gjithë qytetarët do të përfitojnë vërtetë nga kjo mundësi.
Kush sa do të marrë nga tërheqja e 10 përqindshit në Trust?
Gjysma e kontributpaguesve apo mbi 312 mijë persona kanë më pak se një mijë euro të kursyera.
Rreth 27% e kontributpaguesve apo afër 167 mijë persona mund të tërheqin mesatarisht 9 euro.
10% e kontributpaguesve (65,756 persona) mund të tërheqin mesatarisht 37 euro.
7% e kontributpaguesve (afër 51 mijë persona) mund të tërheqin mesatarisht mbi një mijë euro kursime. /Buletini Ekonomik/