Ndryshe nga praktika e zakonshme, kur energjia blihet kryesisht për periudha javore ose afatshkurtra, kësaj here KESH ka zgjedhur të sigurojë furnizimin për të gjithë tremujorin e tretë të vitit. Në total janë kontraktuar 331,200 MWh, me një çmim mesatar prej 125.47 euro/MWh dhe me një vlerë prej rreth 41.6 milionë euro, pa TVSH.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka realizuar blerjen e parë të energjisë elektrike për vitin 2026, duke kontraktuar një sasi prej 331,200 MWh për periudhën 1 korrik – 30 shtator 2026. Procedura përfaqëson jo vetëm importin e parë të këtij viti, por edhe një nga kontraktimet më të mëdha të viteve të fundit, si për nga volumi, ashtu edhe për nga kohëzgjatja.
Ndryshe nga praktika e zakonshme e KESH-it, ku energjia blihet kryesisht për periudha javore ose afatshkurtra, kësaj here korporata ka zgjedhur të sigurojë furnizimin për të gjithë tremujorin e tretë të vitit. Në total janë kontraktuar 331,200 MWh, me një çmim mesatar prej 125.47 euro/MWh dhe me një vlerë prej rreth 41.6 milionë euro, pa TVSH.
LEXO EDHE:
Kosova rrit prodhimin e thëngjillit, por mbetet e varur nga importi i energjisë elektrike











