Shoqata e Naftëtarëve kërkon që të shfuqizohen udhëzimet administrative të MTI-së

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës pas miratimit të vendimit të Qeverisë për shfuqizimin e pjesshëm të Udhëzimit Administrativ i nxjerr nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, tani kërkohet që edhe udhëzimet e tjera të shfuqizohen.

“Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e kryesuar nga Fadil Berjani i është drejtuar me shkresë falenderuese Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti për vendimin e miratuar në mbledhjen e 52-të të Qeverisë me datë 24 dhjetor 2020. Me këtë vendim të miratuar është mundësuar shfuqizimi i pjesshëm i Udhëzimit Administrativ – Nr. 06/2019 për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, i nxjerrë nga MTI.”, thuhet në kërkesën e tyre.

“Me këtë rast Kryetari i Shoqatës ka kërkuar që përveç Udhëzimit Administrativ të lartëcekur të shfuqizohen edhe Udhëzimet tjera Administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020, gjithashtu të nxjerra nga MTI, që sipas Shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë”, thuhet tutje.