“S’kemi rrymë qe 16 orë”, ankohen banorët e Fushë Kosovës

Banorët e lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë kanë deklaruar se nuk kanë energy elektrike nga mbrëmja e së shtunës, raporton Express

Ata kanë deklaruar se kanë tentuar të telefonojnë KEDS’in për të marrë një përgjigje nëse ka prishje, por të njëjtit nuk janë lajmëruar në telefon.

Reklama e sponzorizuar

“Prej mbramë në orën 18:00, në rrugën “Dardania”. Nuk lajmërohen as në telefon, nuk japin përgjegjësi”, kanë deklaruar banorët për Express.