Zvicra fut edhe 11 shtete në listën e karantinës

Zvicra ka shtuar 11 shtete dhe disa rajone në Itali e Austri në listën e karantinës.

Nga 14 dhjetori, shtetasit e 11 shteteve të reja do të duhet të jenë në izolim për 10 ditë kur të hyjnë në Zvicër.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), SHBA, Portugalia, Polonia, Hungaria, Gjeorgjia, si dhe shtetet e Ballkanit Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut e kanë të detyruar karantinën.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet e vetme të paprekura në Ballkan.

Kujtojmë që në Zvicër janë raportuar 373 mijë e 831 raste të infektuara me COVID-19.

5 mijë e 985 persona kanë vdekur në këtë shtet si pasojë e këtij virusi, ndërsa 291 mijë e 500 janë shëruar.