Kosova mund të preket nga tarifat e paralajmëruara të SHBA-ve ndaj mallrave të BE-së

Tarifat e paralajmëruara nga administrata e re Trump ndaj mallrave të Bashkimit Evropian, vlerësohen se rrezikojnë t’i prekin edhe bizneset në Kosovë.

Tarifat e paralajmëruara nga administrata e re Trump ndaj mallrave të Bashkimit Evropian, vlerësohen se rrezikojnë t’i prekin edhe bizneset në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Kështu të paktën thonë përfaqësues të këtyre bizneseve, të cilët shtojnë se kompanive të shumta vendore që eksportojnë mallrat e tyre në SHBA e shtetet e Bashkimit Evropian, mund t’u rritet kostoja e prodhimit.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha për RTK se në mënyrë indirekte do të prek edhe Kosovën, sepse sipas tij dihet që Kosova është e varur prej tregut evropian.

Po ashtu edhe Kushtrim Ahmeti, koordinator në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, tha se Kosova rrezikon të preket për shkak siç tha ai e kemi ekonomin e brishtë dhe se çdo rritje e taksave ka ndikim negativ.

Në rast se bizneseve u rritet kostoja, vlerësohet se mund të rriten edhe çmimet për konsumatorët.

Përveç këtyre tarifave, përfaqësues të bizneseve ngrisin shqetësime se rrezikojnë të dëmtohen edhe nga planet e Uashingtonit për ndërprerjen e ndihmave financiare.

Kurse sipas Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tarifat do të kenë ndikim sepse jemi shoqëri importuese, konsumuese të prodhimeve të huaja.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së në janar të këtij viti kanë shkuar në mbi 22 milionë euro.

Përveç vendeve të BE-së, partner i rëndësishëm për eksport për vendin është edhe SHBA-ja.

Së fundmi administrata e re Trump ka kërkuar që tarifat mbi produktet e Bashkimit Evropian të shkojnë në rreth 25%, teksa është paralajmëruar edhe ndalja e ndihmave financiare për vendet e huaja.