Audi zvogëlon prodhimin për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë

Audi është duke ngadalësuar prodhimin për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë. Kjo mungesë po cilësohet si “krizë mbi krizë”.

CEO-ja i saj, Marcus Duesmann, ka thënë se kanë synim t’i prodhojnë 10.000 vetura më pak në tremujorin e parë të vitit dhe t’i vendos më shumë se 10.000 punëtorë në terren.

Kompania tjetër, Volkswagen, ka njoftuar njësoj se ka ngadalësuar prodhimin për shkak të çipave derisa një rënie e tillë është cilësuar si befasi e papritur.

Reklama e sponzorizuar

Porositja e çipave kompjuterikë nuk po cilësohet si punë e lehtë për arsye se kërkesa për furnizim është e madhe.

“Kërkesa është e lartë dhe furnizimi është i ngushtë dhe çdo nevojë e papritur mund të rezultojë shumë e vështirë për t’u akomoduar”, ka thënë Geoff Blaber, analist i CCS Insight.