BE-ja dhe Kosova prezantojnë projektin për mbështetjen e reformave në sektorin e shërbimeve

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog së bashku me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi kanë prezantuar projektin që do të ndihmojë reformat në sektorin e shërbimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit (MSA).

Në dy vitet e ardhshme, projekti i financuar nga BE-ja në vlerë prej 1 milion euro do të mbështetë Qeverinë e Kosovës që të krijojë bazën për një mjedis të qëndrueshëm për zhvillimin e sektorit privat në përputhje me acquis të BE-së dhe kërkesat e MSA-së.

Përafrimi i legjislacionit kombëtar me Direktivën e BE-së për Shërbimet i arritur me ndihmën e projektit mund të heqë pengesat administrative dhe rregullatore për ofrimin e shërbimeve falas. Harmonizimi i rregulloreve sektoriale me Direktivën e BE-së për Shërbimet inkurajon thjeshtësimin dhe digjitalizimin e procedurave administrative në mënyrë që të lehtësohet procesi i marrjes së licencave për aktivitete specifike në sektorin e shërbimeve.

Reklama e sponzorizuar

Bashkëpunimi në kuadër të projektit të binjakëzimit ndërmjet BE-së, Kroacisë, Gjermanisë dhe Kosovës do të zhvillojë më tej reformën e sektorit të shërbimeve në Kosovë.

Projekti synon të ndihmojë në mundësimin e hyrjes më të lehtë në treg për bizneset, duke rritur numrin e sipërmarrësve konkurrues, dhe të nxisë novacionin duke ofruar më shumë mundësi si dhe më shumë zgjedhje për konsumatorët kosovarë.