Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e fundit mbi fuqinë punëtore ka zbuluar të dhëna edhe rreth profesioneve më të kërkuara në Kosovë.
Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2020, shumica e të punësuarve kishin pozita pune në: shërbime dhe shitje, në profesione elementare, si profesionistë, dhe si punëtorë zejtarie.
Pothuajse gjysma e femrave të punësuara ishin: profesioniste, teknike dhe profesione që lidhen me to (39.7%), 21.9 % në shërbime dhe shitje dhe 12.1% ishin në profesione elementare.
Meshkujt ishin më të shpërndarë nëpër sektorë, por shumica ishin të punësuar si: punonjës në shërbime dhe shitje (22.5%), 11.5% si punëtor zejtare dhe te ngjashëm me të, profesione elementare (26.0%) ndërsa 10.3% ishin profesionistë. /Buletini Ekonomik/










