Ekonomia e ShBA-së shënon performancën më të dobët që nga viti 1946

Ekonomia e Shteteve të bashkuara është tkurrur më 2020 në shkallën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo rënie u shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e cila i ka prekur bizneset e shërbimeve si restorantet dhe kompanitë ajrore, duke bërë që miliona amerikanë të mbeten pa punë dhe të rrezikohen nga varfëria.

Ekonomia amerikane u tkurr për 3.5 për qind në vitin 2020. Kjo është performanca më e dobët që nga viti 1946. Rënia erdhi pas rritjes prej 2.2 për qind në vitin 2019 dhe ishte rënia e parë vjetore e GDP-së që nga Recesioni i Madh i viteve 2007-2009. Ekonomia

Rezerva Federale të mërkurën e la shkallën e interesit afër zeros dhe u zotua se do të vazhdojë që të “injektojë” të holla në ekonomi, duke theksuar se shkalla e rimëkëmbjes në aktivitetin ekonomik dhe punësim është pakësuar në muajt e fundit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Presidenti i ri, Joe Biden, e ka paraqitur një plan të rimëkëmbjes në vlerë të 1.9 trilion dollarëve dhe mund ta përdorë raportin e GDP-së që të mbështetet në disa ligjvënës që e refuzuan shifrën pasi qeveria ofroi rreth 900 miliardë dollarë shtesë në fund të dhjetorit.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë shteti bindshëm më i prekur nga pandemia në tërë botën. Deri tani, në këtë vend janë regjistruar mbi 26 milionë të infektuar dhe rreth 440.000 të vdekur.