Mbi 191 milionë euro janë tërhequr deri më tani nga Trusti

Fotografi ilustruese

Prej datës 11 dhjetor të 2020-s e deri më 26 janar tani, në Trustin Pensional të Kosovës kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve të tyre gjithsej 413 mijë e 183 qytetarë.

Këtë e ka bërë të ditur për Buletinin Ekonomik, Jeton Demi zëdhënës i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ai konfirmoi me këtë rast se për gjithë këta përfitues deri më tani janë dedikuar 191 milionë e 500 mijë euro, prej të cilave 25% është kthim nga investimet.

Nga Trusti bëjnë të ditur gjithashtu edhe se afati i fundit për aplikim për tërheqjen e 10%-shit është data 6 prill 2021.

Reklama e sponzorizuar

“Prej 11 dhjetor 2020 e deri më 26 janar 2021 për tërheqjen e 10%-shit kanë aplikuar 413,183 kontribuues. Për këta përfitues janë dedikuar 191.5 milionë euro, nga të cilat rreth 25% është kthim nga investimet”, u shpreh Demi./Buletini Ekonomik/