Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se kjo ministri është duke planifikuar një formë të re të transportit që ka synim lidhjen e Prishtinës me Fushë Kosovën.

Aliu potencoi se kanë si qëllim një lloj treni të shpejt i ngjashëm si tramvaji.

“Jemi në diskutim për një transport të ri që ka të bëjë më shumë me transportin e udhëtarëve, nga Prishtina deri në Fushë Kosovë, të bëhet një tren i shpejt që do e shkarkonte trafikun, si lloj tramvaj. Për këtë jemi duke folur edhe me BE-në”, ka thënë Aliu.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, diskutimi për specifika të këtij projekti mund të nis që prej këtij viti, ndërsa tani ai thotë se projekti është vetëm në fazë të inicimit.

Aliu nuk e përjashtoi mundësinë që pasi një studimi të fizibilitetit dhe një financimi, ky lloj transporti të zgjatej deri në aeroport.