Ambasada e Kosovës në Paris ka njoftuar qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 tash e një kohë dërgimi i letrave të rëndomta përmes postës në Francë është i pamundur e që tani iu është konfirmuar se do të mund të bëhet dërgimi me postë të shpejtë.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook.
Të nderuar qytetarë,
Siç mund të jeni në dijeni, për shkak të vështirësive në lidhje me pandeminë, qe një kohë, dërgimi i letrave të rëndomta përmes postes në Francë është i pamundur, por na është konfirmuar se mund të bëhet dërgimi me postë të shpejtë.