Bill Gates nuk përdor iPhone, kjo është arsyeja

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates mori pjesë në takimin e tij të parë në Clubhouse, aplikacionin i cili ka shpërthyer në popullaritet së fundit.

Ai u intervistua nga gazetari Andrew Ross Sorkin dhe një prej pyetjeve që ju bë ishte se çfarë përdor Gates më shumë, iPhone apo një telefon Android.

Reklama e sponzorizuar

“Në të vërtetë përdori një telefon Android” tha Gates. “Nganjëherë mbaj edhe iPhone me vete por zakonisht është Android telefoni i im.”

Sorkin e pyeti pse Android mbi iPhone? “Disa prodhues Android të lejojnë instalimin e softuerit të Microsoft paraprakisht dhe kjo e bën çdo gjë më të lehtë për mua,” tha Gates.

Themeluesi i Clubhouse Paul Davison i cili ishte pjesë e bisedës për ca momente tha se një version Android është prioriteti numër 1 i kompanisë së tij.

Gjatë një interviste tjetër në 2019-ën Gates pranoi humbjen e Microsoft përballë Android dhe konsideron atë si gabimin më të madh të gjitha kohërave. Në të vërtetë gjatë kësaj periudhe ishte Steve Ballmer CEO dhe jo Gates.