Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se eksporti i shërbimeve të Kosovës arrin në vlerën 1.2 miliard euro.
“Eksporti i shërbimeve edhe pse ka shënuar rënie, nëse e marrim si total kemi një eksport për afërsisht rreth 1.2 miliard euro, përfshirë eksportin e mallrave dhe shërbimeve. Në anën tjetër kemi një import diku për afërsisht 3.7 miliardë e që i bie diku një deficit të totalit rreth 1.5 miliard”, thotë ai.
Mehmeti tregon se sektori bankar ka qëndrueshmëri të lartë, është likuid, mirë i kapitalizuar. Kreditë jo performuese sipas BQK-së janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 përqind.