Qindra raste të falsifikimit të parave në vitin e fundit

Viteve të fundit në Kosovë është rritur ndjeshëm fenomeni i falsifikimit të parave.

Plot 567 raste të tilla janë identifikuar nga Policia e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjatë muajit janar 2021.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2020 në Kosovë kanë ndodhur 497 raste të falsifikimit të parave.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq edhe gjatë vitit 2021 ka vazhduar ky fenomen. Në muajin janar të këtij viti, janë raportuar 70 raste të falsifikimit të parasë, thonë nga Policia e Kosovës për Buletinin Ekonomik./Buletini Ekonomik/