Rikuperon franga zvicerane ndërsa paundi britanik pëson rënie drastike

Monedha europiane është shfaqur e qëndrueshme gjatë kësaj jave duke mos pësuar luhatje të rëndësishme të vlerës teksa e ka mbyllur ditën e premte në kuotën e 123.67 lekë në raport me ditën e hënë kur këmbehej me 123.6 lekë.

Ndërkaq Dollari amerikan ka ndjekur një kurbë zbritëse përgjatë tërë periudhës së 22-26 shkurtit duke humbur rreth 1 pikë deri ditën e enjte për të rikuperuar më pas ditën e premte kur ka kapur nivelin e 101.99 lekë me një diferencë shumë të vogël krahasuar me ditën e hënë.

Reklama e sponzorizuar

Paundi britanik është valuta që ka regjistruar rënien më të fortë të vlerës duke humbur mbi 1 pikë që nga fillimi i javës teksa është këmbyer ditën e djeshme me 141.97 lekë ndërsa e ka nisur këtë javë në kuotën e 143.13 lekë.

Franga zvicerane edhe pse ka pësuar një rënie të vazhdueshme prej 2 javësh tashmë ka rikuperuar ndjeshëm ditën e premte duke kapur kështu kuotën e 112.66 lekë ndërsa ka pësuar një rënie sërish deri ditën e enjte.

/Scan tv/