Tregtia Shqipëri-Kosovë drejt normalizimit- Eksportet e këtij janari i afrohen atyre të para pandemisë ndërsa importet i tejkalojnë

Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës po shkon në nivelet e mëparshme, pas pasojave që dha vitin e kaluar pandemia dhe karantina.

Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të INSTAT, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë këtë janar 1 miliardë e 344 milionë lekë mallra. Në janarin e vitit të kaluar, kur ende nuk kishte nisur pandemia, eksporti ishte 1 miliardë e 584 milionë lekë.

Sa i përket importeve, rezulton se Shqipëria ka marrë nga Kosova mallra me vlerë 555 milionë lekë, duke njohur rritje në krahasim me janarin e vitit të kaluar./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar