Ankohen kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve: Qeveria s’po i përmbush premtimet

Kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, në një konferencë për medie, tha se nuk po zbatohet Marrëveshja e Bashkëpunimit për subvencionim që është nënshkruar paraprakisht ndërmjet ministrisë̈ së Infrastrukturës dhe Shoqatës, raporton Ekonomia Online.

Madje ai tha se Qeveria u ka premtuar se marrëveshja në fjalë do të gjejë zbatim.

Reklama e sponzorizuar

“Qeveria në detyrë na ka premtuar dhe ne nuk kemi dashur që në kohë fushate të politizohemi, edhe  pse jemi shoqata më e dëmtuar në kohë pandemie”, tha Kurtishaj.

Tutje ai tha që situata në këtë sektorë nuk është aspak e mirë, raporton EO.

“Edhe pse kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për fat të keq  ky dialog po mbetet në hije dhe Qeveria me anashkalimin e saj,  e ka dëmtuar edhe më shumë sektorin e transportit rrugor”.

Kurtishaj tutje tha se kanë pësuar dëme 2 000 autobusë dhe mbi 400 biznese.

“Kërkojmë që kërkesat tona të pranohen dhe ministri të mbaj premtimet dhe jo të sillet indiferente ndaj nesh”, theksoi ai.